Nga Ebi Uail transmetohet se ka thene: Abdullah bin Mesudi ka thene: “U fala me te Derguarin e Allahut sal-Allahu alejhi ue sel-lem, i cili e zgjati shume namazin. Aq sa me shkoi ndermend dicka e keqe.” Tha (Uaili): Çfare mendove? Tha: “Mendova te ulesha e ta lija.”
Shejh Iben Uthejmini (Allahu e meshirofte!) thotë: “Dobite qe perftohen nga hadithi Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu:
1. Hadithit tregon se lejohet falja e namazit te nates me xhemat, por kjo behet ndonjehere pervec ne muajin e ramazanit ku eshte sunet falja me xhemat duke filluar nga fillimi i tij deri ne fund.
2. Hadithi tregon se kundershtimi i imamit eshte dicka shume e keqe. Bazuar ne fjalen e tij radijAllahu anhu: “Aq sa me shkoi ndermend dicka e keqe”. E ajo eshte qe ai te ulej dhe imami te qendronte ne kembe. Derisa jemi urdheruar qe te ulemi kur imami falet ulur -edhe nese kemi mundesi te qendrojme ne kembe- atehere me paresore eshte te qendrojme ne kembe nese imami falet ne kembe.
3. Profeti (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) e zgjaste shume namazin aq sa nga kjo ndjenin veshtiresi te rinjte, sepse Iben Mesudi (radijAllahu anhu) ishte i ri ne krahasim me te Derguarin (sal-Allahu alejhi ue sel-lem). E megjithe kete atij i shkoi ndermend diçka e keqe per shkak te qendrimit te gjate ne kembe te Profetit( salauatullahi ue selamuhu alejhi).
Et-Tealik ala sahihi muslim vell. 4