-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

U bë Prokuroria e Kosovës, si Vatikani

Më të lexuarat

U bë Prokuroria e Kosovës, si Vatikani

U bë Prokuroria e Kosovës, si Vatikani, që ndalon libra e filma. Ndalon filmat: “Last Tango in Paris”, “Scarface”, “From Rusia, with Love”, “Angels in America”, “The Good, The Bad, And The Ugly”, e qindra e mijëra filma të tjerë. Prokuroria e Kosovës ka ngritur padi ndaj Gold Ag, i cili akuzohet për këngën “Shqiptar 2”. Të isha avokate e tij, do të mësoja përmendsh e do ta mbroja me refrenin e fundit të këngës së tij, ku bëhet thirrje që të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, të jenë tok: “jeni të gjithë vëllazën, o të mjerë”, dhe do të insistoja ta mbrojë këtë “revolucionar” me emrin e Anton Çetës, të cilin e pranon si autoritet, sepse thotë se me bo m’u idhnu “S’ka Anton që na pajton”. Pastaj, do ta kisha bë një film me vargun: “E Anton Kçira që han mut e ajo punë duhet m’u shukat a “.Ky varg dëshmon se ndaj deklaratave më antishqiptarë dhe gjenocidiale që janë thënë ndonjëherë ndaj popullit shqiptar, mbajti qëndrim indiferent edhe Ipeshkvia e Kosovës, edhe gazetarët, edhe krejt populli. Se vërtetë, zullum po u bëjnë myslimanëve, për fjalë goje. Edhe nëse aty-këtu ndonjëri ka bë keq, ia ka bë vetes (e ka vra veten), jo popullit. Në Kosovë nuk ka ekstremizëm, dhe mbi këtë kauzë të rreme, “ndërtohen” gazetarë të rremë, heroina të rreme, dhe ndoshta edhe shpëlahen pare.. Përkundrazi. Myslimanët, këta që janë, e kanë dashur Ibrahim Rugovën, si Perendinë, anipse Rugova si letërnjoftim e mbante në shpinë, në zemër e në zyre fotografinë e Papa John Palit, dhe kurrë-askujt nuk i ka penguar fytyra e tij. Lërini njerëzit le të shprehehn lirshëm. Nëse medoemos duhet të censurohet ndonjë këngë, apo libër, kjo le të bëhet nga televizionet, radiot apo gazetat e jo nga Prokuroria e Kosovës. A jemi fajtor edhe ne që e dëgjojmë këtë këngë, dhe nuk e perceptojmë si shprehje e urrejtjes, por si shprehje e protestës ndaj të kqijave… Protestën në këtë këngë e bën të vrazhdtë përmendja e emrave, se ne si shqiptarë nuk jemi mësu’ të flasim me emra…Jemi mësu me eufemizma, Përndryshe, pse s’po ngrisni padi ndaj atyre që shkruajnë libra kundër UÇK-së dhe e quajnë UÇK–në organizatë paramiilitare, atyre që e mohojnë luftë për liri. Atyre që vranë, dhunuan dhe shfarosën familje të tëra shqiptare. Në një vend ku nuk ka drejtësi për viktimat reale, për të vrarët me allti, lypset drejtësi për “vilktimat” muzikore. Askush nuk u vra nga kënga “shqiptar 2”. Kur ka shkruar Denis Diderot kundër Krishtit dhe e ka mohuar Krishtin, shqiptarët kanë shkoklu kallamoq. Alma Lama e ka fituar (pa meritë) vendin e amabasadores në Itali, vetëm dhe ekskluzivisht falë urrejtjes së saj të hapur dhe agresive ndaj myslimanëve. Pse myslimanët e ofenduar rrinë duarkryq, sepse janë dembelë. Pse dembelët s’kanë pasur vullnet të bëjnë padi ndaj Alma Lamës, që s’ka lënë të zezë të Zotit që nuk ka folur kundër myslimanëve. Ndoshta unë jam komode, dhe flas pa paragjykime, dialektika ime e të menduarit nuk e pranon dogmën, ama, insistoj se në Kosovë nuk ka ekstremizëm, dhe se kjo kauzë është e shpikur, e stilit të Vuk Drashkovicit, dhe shkon në favor të armiqve të lirisë së shqiptarëve. P.S. Që këtu s’ka ekstremistë për t’u brengosur, ta jap një shembull plastik: I çova te këpuctari m’i ndreq çizmet. Isha e veshur shkurt si zakonisht, ndërsa këpuctari kish mjekër të gjatë dhe gjithkah kish ngjitur thënie të K’uranit “Allahu është një”. I mori çizmet, i rregulloi aty -për aty, më tregoi se më lexon anipse për fenë nuk pajtohet me mua, dhe në fund katijen nuk m’i mori paratë. Nga pamja ai mund të dukej “ekstremist”, por shpirti i tij ishte i bardhë si bora. Shqiptarë terroristë, ndoshta ka, është diku ndonjë, ama, është i papërfillshëm. Qysh tha prifti Anton Kçira: “Millosheviçi ish dasht m’i rjep 1 milionë e 900 mijë qej shqiptarë”…Na the “qej”. Hej. Askush nuk e padi për “dëshirën” e tij gjenocidiale (bile doli në pension si zotni), sepse priftin me Millosheviçin i lidh kryqi. Kaq e thejshtë (si pasuli) është kjo mesele. Mos më detyroni tash me ju tregu se si katolikët janë bërë kërrsh ndërmjet vetes për komentet ndaj shkrimit tim për Don Bosko. Katoliku e ka kërcënuar katolikun pse ka komentuar pozitivisht në shkrimin tim për skandalin e Don Boskos. Kur katolikët kanë qenë ekstremistë, myslimanët kanë qenë katolikë, bile as s’kanë ekzistuar. Aq ekstremistë sa që (për ironi) vetë romakët e vranë Krishtin, në emër të të cilit ende censurojnë libra, madje edhe “Kodin e Da Vinçin” e Dan Brawn’it ..Mos e ço më larg.

Nga KIMETE BERISHA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit