3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tymi i duhanit s’ka të ndalur

Më të lexuarat

Për shkak të mos zbatueshmërisë të ligjit aktual kundër duhanit, Ministria e Shëndetësisë e ka ridraftuar këtë ligj.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka njoftuar se ligji do të ndryshohet dhe pritet që masat të jenë më të rrepta. Me ligjin e ri parashihet që 100 % hapësirat publike të jenë të liruara nga duhani”, ka thënë për gazetën “Lajm”, Hoti.
Sipas tij, Projektligjin e ri për Kontrollin e Duhanit, i cili më 5 nëntor 2012 ka kaluar në shqyrtimin e parë duke u miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, parasheh gjoba të larta ndaj atyre që nuk e respektojnë.
Gjobat do të dihen në fund kur të miratohet Ligji në shqyrtimin e dytë, por është propozuar që gjoba për persona fizikë që shkelin ligjin të jetë 50 euro, ndërsa për subjekte të ndryshme, shuma të variojë prej 500, 1000, 10.000, 20.000”, ka deklaruar zëdhënësi Hoti.
Ndërsa Skënder Syla, udhëheqës i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë (OBSH), është shprehur se në bashkëpunim me organizata të ndryshme dhe me UNICEF-in, kanë lansuar vidoklipe, postera vetëdijesuese për qytetarët se sa keq mund të ndikojë në jetën e njerëzve pirja e duhanit, por ai ka shtuar se në moszbatimin e ligjit aktual në fuqi, ka ndikuar shumë mosvullneti politik.
Krejt kjo varet prej vullnetit politik dhe krijimit të organizmit ndërministror, sepse kjo nuk është vetëm qasje shëndetësore, por është edhe qasje ekonomike dhe edukuese dhe nëse kërkohet një llogaridhënie që ligji të respektohet në përpikëri.
Unë kujtoj se do të jetë efikas përndryshe nëse veprohet si deri tash jam optimist se do të mund të zbatohet ky ligj”, ka thënë Syla. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit