15.8 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Sekretari i MPB-së paralajmëron ”gjakderdhje”, austriakët ankohen për kërcënime

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e kompanisë austriake OeSD janë ankuar se kanë marrë kërcënime nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi. Për këtë ka njoftuar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Johann Brieger.

“Sekretari permanent i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë tejet armiqësor në takimin me ne, disa herë ka bërtitur, ka kërcënuar dhe refuzuar çdo lloj shpjegimi, duke i vazhduar kërcënimet”, ka shkruar ai në një letër të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”. Ton të ngjashëm me atë që ka përshkruar austriaku Gerhard Wastl, Ilhami Gashi ka pasur edhe me “Kohën Ditore”, kur i ka telefonuar për të marrë më shumë sqarime. Sekretari i Ministrisë në të cilën po vidhen miliona euro, ka akuzuar se gazeta “po e bën horë Kosovën me shkrimet e saj”. Ai ka paralajmëruar “derdhje gjaku nëse është nevoja”./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit