Rrjeti social Twitter mbylli për një kohë të shkurtër llogarinë e Kanalit me qendër në Katar, Al Jazeera Arabic.
Rrjetit social Twitter mbylli për një kohë të shkurtër llogarinë e Kanalit me qendër në Katar, Al Jazeera Arabic.
Llogaria në fjalë u mbyll sot në orë 10 (me orën e Turqisë).
Përdoruesit që tentuan të hynë në llogari u ndeshën me “llogaria është përkohësisht e paarritshme”.
Kjo ka ndodhur pasi vendet arabe bllokuan faqet e internetit dhe transmetimin e Al Jazeera-s nga Doha.
Në deklaratën e bërë nga Al Jazeera bëhet e ditur se llogaria u hap brenda disa orësh dhe arsyeja e kësaj dukej se ka ardhur ‘si rezultat i një fushate të organizuar”.
Kurse Twitter, selia e së cilës është në San Francisco, nuk ka bërë koment.
Ky zhvillim tërheq vëmendjen pasi ndodhi në një kohë kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Egjipti dhe Jemeni më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin.