-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Twitter bllokon llogarinë e ligjvënëses gjermane pas postimit anti-musliman

Më të lexuarat

Llogaria e një ligjvënëseje të shquar nga partia e ekstremit të djathtë AfD në Twitter, u bllokua pas reagimit të saj ndaj një cicërrime të dërguar nga policia e Këlnit.

Beatrix von Storch u përgjigj në shenjë zemërimi ndaj një cicërime të postuar nga policia e Këlnit në arabisht dhe në gjuhë të tjera të huaja, përmes të cilës ua uronte qytetarëve Vitin e Ri.

“Çfarë dreqin po ndodh në këtë vend? Çfarë i duhet faqes zyrtare të policisë të postojë cicërimën në arabisht”, shkroi von Storch.

“A mendojnë ata, se në këtë mënyrë do të qetësojnë grupet e hordhive të muslimanëve përdhunues?”, shtoi ajo.

Llogaria Twitter e Von Storch u bllokua për disa orë të hënën, për shkak të shkeljes së dyshuar të rregullave të gjuhës së urrejtjes. Një ankesë penale është ngritur nga policia të martën rreth nxitjes së urrejtjes.

Kjo nuk është hera e parë që von Storch është nën zjarr për vërejtjet e saj. Pasi Gjermania humbi në Francë në gjysmëfinale të kampionatit të Euro 2016, von Storch shkroi se ekipi i futbollit të vendit të saj humbi në Francë për shkak të lojtarëve me origjinë emigrante. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit