9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Turqit qipriotë: një popull musliman i izoluar nga Islamofobia

Më të lexuarat

Për gati pesëdhjetë vjet, e ashtuquajtura “Çështje e Qipros” ende e pazgjidhur

Nga Paul Bristow* 

Në Ditën Ndërkombëtare të Luftimit të Islamofobisë, Politikani britanik, Paul Bristow, ndan përshtypjet nga vizita e tij e fundit në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe thekson çështjen e izolimit të popullsisë muslimane atje, ndërkohë që jugu i krishtere është i begatë dhe gëzon njohje në mbarë globin dhe anëtarësimin në BE. Bristou beson se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur ‘Çështjen Qipriote’ është formë Islamofobie.

Kjo javë shënoi Ditën Ndërkombëtare për Luftimin e Islamofobisë, një ditë njohjeje e pranuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara.Islami është feja e dytë më e madhe në botë. Rreth një e katërta e të gjithë njerëzve në botë janë muslimanë.

Në historinë moderne kanë ndodhur mizori kundër muslimanëve anembanë globit, duke përfshirë këtu Evropën, në Srebrenicë në vitin 1995. Edhe teksa po shkruaj këto rreshta, gjenocidi vazhdon të ndodhë kundër muslimanëve Rohinga dhe atyre Ujgurë, ndërsa muslimanët e Kashmirit dhe Hazaras përballen me persekutim.

Në Mbretërinë e Bashkuar është bërë shumë për të trajtuar këtë çështje të rëndësishme të Islamofobisë. Mbi tre milionë muslimanë jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar; 94 për qind ndihen të aftë ta praktikojnë fenë e tyre lirisht. Ne kemi ligje në fuqi – veçanërisht Aktin e Barazive të vitit 2010 që e konsideron vepër penale diskriminimin e dikujt për shkak të racës ose fesë, apo karakteristikave të tjera të mbrojtura.

Megjithatë, ne ende përballemi me sfida të vazhdueshme në trajtimin e paragjykimeve anti-muslimane në të gjithë vendin.

Si anëtar i Parlamentit të Peterborough, një zonë me një komunitet të musliman të konsiderueshëm, jam shumë i vetëdijshëm për paragjykimet e tmerrshme që kanë hasur disa zgjedhës për shkak të besimit të tyre dhe kjo është arsyeja pse sot është një ditë kaq e rëndësishme – për të festuar përparimin që është bërë, por edhe për të mos harruar se ka ende shumë për të bërë. Qeveria ka premtuar një përkufizim zyrtar të Islamofobisë. Tani është koha që ta mbajnë këtë premtim.

Në vizitën time të fundit në Republikën Turke të Qipros së Veriut (TRNC) si pjesë e një delegacioni parlamentar, fillova të mendoj se si Islamofobia mund të jetë shumë reale pa qenë qartësisht e dallueshme.

Nëntëdhjetë e nëntë për qind e turqve qipriotë janë muslimanë sunitë, ndërsa në jug të ishullit, rreth 90 për qind janë të krishterë ortodoksë dhe më pak se dy për qind muslimanë.

Për gati pesëdhjetë vjet, e ashtuquajtura ‘Çështje e Qipros’ ka mbetur e pazgjidhur.

Historia e Qipros midis viteve 1960 dhe rreth 1983 mbetet e diskutueshme, në varësi se nga kënvështrimi i cilit komunitet i qaseni kësaj çështjeje. Unë kam qenë në jug të ishullit mbi dhjetë herë, ndërsa në veri vetëm një herë.

Ajo që duhet të jetë e padiskutueshme është se një sistem federal i ndarjes së pushtetit ka ekzistuar deri në vitin 1963. Ndryshimet kushtetuese, dhuna ndërkomunale, komunitetet e zhvendosura të qipriotëve turq dhe një grusht shteti ushtarak i vitit 1967 në Greqi tregon se gjërat nuk ishin fushë me lule para vitit 1974. Një grusht shteti ushtarak që ndodhi më pas në ishull, i projektuar për të arritur bashkimin me Greqinë, çoi në një ndërhyrje ushtarake nga ana e Turqisë, pushtimin e një të tretës së ishullit dhe mijëra grekë qipriotë të zhvendosur.

Në vitin 1983, TRNC vetëshpallet shtet i pavarur.

Pavarësisht njëmbëdhjetë përpjekjeve që nga viti 1963 për të zgjidhur çështjen e Qipros dhe për të rikrijuar ndarjen e pushtetit, asnjëra nuk ka qenë e suksesshme dhe diplomacia ndërkombëtare ka dështuar. Turqit qipriotë mbeten plotësisht të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar (vetëm Turqia e njeh TRNC).

Është një histori shumë e ndryshme në jug të ishullit, i cili gëzon njohje në mbarë globin dhe anëtarësimin në BE. Është një shtet i begatë dhe i suksesshëm.

Ajo që më bëri përshtypje gjatë vizitës sonë ishte fakti se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të zgjidhur këtë çështje e ka nënshtruar popullsinë muslimane turke qipriote nga izolimi ndërkombëtar.

U largova nga ishulli duke pyetur nëse BE-ja do të izolonte një vend të krishterë evropian njësoj siç ka bërë me turqit qipriotë.

Jam i bindur se ky konflikt mund të zgjidhet nëse bashkësia ndërkombëtare bashkohet në përpjekjet për ta arritur këtë. Kjo është në interesin më të mirë të Britanisë së Madhe dhe Aleancës Perëndimore pasi do të hapte mundësi të rëndësishme tregtare dhe do të forconte marrëdhëniet me një nga fuqitë kryesore ushtarake, Turqinë.

Teksa shënojmë këtë rast të rëndësishëm për të adresuar islamofobinë, duhet të mos harrojmë se paragjykimet ndaj muslimanëve marrin forma dhe nivele të shumta – përfshirë edhe izolimin.

Solli në shqip Observer.al. Marrë nga Politics.co.uk

Paul Bristow është politikan britanik i cili ka shërbyer si deputet për Peterborough që nga zgjedhjet e përgjithshme të 2019. Ai është anëtar i Partisë Konservatore dhe ai ka punuar si konsulent për marrëdhëniet me publikun. Para karrierës së tij parlamentare ka qenë kryetar i organit të tregtisë lobuese dhe Shoqatës së Konsulentëve Politikë Profesionistë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit