Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Turqia është vendi që strehon më shumë refugjatë në botë.
Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka njoftuar se numri i njerëzve që detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe dhunës në mbarë botën ka arritur nivelin më të lartë të deritanishëm.
Sipas të dhënave të UNHCR-së, numri i atyre që u larguan me detyrim nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës në vendin e tyre vitin e kaluar arriti në 40 milionë e 300 mijë.
Në fund të vitit të kaluar, numri i atyre që ikën jashtë vendit u regjistrua me një nivel rekord prej 22 milionë 500 mijë.
Kurse numri i atyre që kanë aplikuar zyrtarisht për azil në një vend tjetër është 2 milionë 800 mijë.
Sipas kësaj, në çdo minutë 20 persona kthehen në refugjatë.
Vitin e kaluar numri i refugjatëve në mbarë botën është rritur me 300 mijë në krahasim me vitin 2015.
Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët theksoi se vitin e kaluar Turqia priti rreth 2 milionë e 900 mijë refugjatë dhe se Turqia është vendi që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve në botë.
Turqia ndiqet nga Pakistani me 1 milionë e 400 mijë refugjatë dhe Libani, i cili strehon rreth një milion refugjatë.
Sipas UNHCR-së, shumica e refugjatëve që janë larguar nga vendi i tyre janë nga Siria, 5 milionë 500 mijë, pastaj vjen Afganistani me 2,5 milionë dhe Sudani me 1,4 milionë refugjatë.
Fëmijët përbëjnë gjysmën e këtij numri dhe më shumë refugjatët kanë gjetur strehim në vendet që janë në zhvillim.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filipo Grandi tha se problemi global i refugjatëve ka arritur në përmasa të papranueshme.
Grandi i bëri thirrje botës për solidarizim me refugjatët dhe tha se duhen ndërmarrë masa më efektive për të parandaluar konfliktet dhe luftërat.