-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqia thekson rëndësinë e paqes dhe sigurisë në takimin e G20 në Kinë

Më të lexuarat

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, sot nënvizoi vlerën e paqes dhe sigurisë botërore për ekonominë globale gjatë takimit të G 20, organizator i të cilit është Kina, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk është e mundur për ne që ta arrijmë rritjen ekonomike dhe tregtare apo të rrisim investimet pa pa komponentët thelbësorë”, deklaroi Zeybekci, duke theksuar “rëndësinë e paqes dhe sigurisë botërore në këtë aspekt”.

Në fjalimin e tij me temë “Përforcimi i mekanizmave të tregtisë dhe investimeve të G20″, ai tërhoqi vëmendjen drejt asaj se si jostabiliteti i ekonomisë globale po rritet, duke patur ndikim tek investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe tregtia ndërkombëtare.

Ai theksoi se gjatë kryesimit turk të G20, të cilin e mori Kina në dhjetor, është miratuar agjenda e përgjithshme e cila përfshinë çështjet e tregtisë dhe investimeve. “Turqia duke lënë pas shumë vende të zhvilluara dhe vende në zhvillim, realizoi rritje prej 4 për qind në vitin 2015 dhe 4.8 për qind në gjysmën e parë të vitit 2016”, deklaroi Zeybekci në takimin G-20 të ministrave të tregtisë në Shangaj.

Zeybekci shtoi se nëse vijohej rritja e balancuar, e fuqishme dhe e qëndrueshme, investimet do të rriteshin dhe do të krijoheshin mundësi të reja për punësim. “Ne doemos duhet të lehtësojmë tregtinë përmes nismave bilaterale dhe multilaterale. Veçmas për ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme, ne doemos duhet të sigurojmë qasje deri te mekanizmat për financim të tregtisë”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit