Trendi vijon të jetë ai i rritjes së popullsisë
Ndërsa kudo në Europë apo Ballkan po ka krizë lindjesh, pra pakësim e jo shtim popullisie, një alarm edhe ekonomik, në Turqi është një trend nga e kundërta.
Kështu, popullsia e këtij vendi në vitin 2021 u rrit me më shumë se një milion njerëz në krahasim me vitin e kaluar dhe i kaloi 84.6 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Statistikave (TUIK) ka publikuar “Rezultatet e Sistemit të Regjistrimit të Popullsisë për vitin 2021 në bazë të Vendbanimit”.
Sipas këtyre të dhënave, popullsia e vendit, e cila arriti në 83,614,362 në vitin 2020, u rrit me 1,065,911 njerëz vitin e kaluar dhe tani është 84,680,273.
Përqindja e popullatës mashkullore është 50,1 për qind (42,428,101 persona), dhe përqindja e popullsisë femërore është 49,9 për qind (42,252,172 persona).
Norma vjetore e rritjes së popullsisë në vitin 2020 ishte 5.5 për 1000 banorë dhe në vitin 2021 u rrit në 12.7 për 1000 banorë.
Shkalla e popullsisë urbane ishte 93 përqind në vitin 2020 dhe u rrit në 93.2 përqind në 2021.
Shkalla e njerëzve që jetojnë në zonat rurale është ulur nga shtatë për qind në 6.8 për qind. /tesheshi.com/