4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqia shprehet e shqetësuar nga gjendja në Mianmar

Më të lexuarat

Turqia ka shprehur shqetësimin për vazhdimin e ashpërsisë në vend në përvjetorin e grushtetit në Mianmar të kryer më 1 shkurt 2021.

“Turqia, në parim, kundërshton çdo grushtet dhe ndërhyrje ushtarake”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë me shkrim.

“Ne jemi të shqetësuar se situata në përvjetorin e parë të grushtetit në Mianmar të kryer më 1 shkurt 2021, po vazhdon të jetë e rëndë”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë bëhet thirrje për hedhjen e hapave të menjëhershëm për të rivendosur demokracinë dhe për ndërprerje të dhunës kundër civilëve në vend për të garantuar paqen dhe stabilitetin.

“Ne përsërisim pritjet tona që përpjekjet për të përmirësuar situatën e myslimanëve Rohingya që jetojnë në kushte të rënda në Mianmar dhe ofrimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme për problemin e tyre të vazhdojë”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Ushtria e Mianmarit vuri në dorë udhëheqjen e vendit më 1 shkurt 2021, pas akuzave për mashtrim në zgjedhjet e përgjithshme të 8 nëntorit 2020 dhe tensioneve politike në vend. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit