1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Turqia shkatërron aeroplanin luftarak rus

Më të lexuarat

Forcat turke kanë shkatërruar një aeroplan rus, pasi ai ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.
Dëshmitarët thonë se ka qenë një eksplodim i madh në Huraytan, në Sirinë veriore, raporton Daiy Mail.

Aeroplani i shkatërruar thuhet të jetë një MIG-29 (fotoja kryesore).

Sipas Daily Express, një gazetarë thotë se tre aeroplanë luftarakë të Turqisë ndoqën aeroplanët e forcave ushtarake të Putinit, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i NATO-s nuk ka pohuar këto deklarata.

Shkatërrimi ndodhi disa ditë pasi aeroplanët rusë po ashtu shkelën hapësirën ajrore të Turqisë. Me këtë rast Turqia nisi dy aeroplanë F-16 për të larguar rusët.

Javën e kaluar kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë: “Rregullat tona janë të qarta për këdo që shkel hapësirën tonë ajrore. Forcat e armatosura turke janë udhëzuar qartë. Edhe nëse një zog fluturon, do të zbulohet. /Telegrafi

https://twitter.com/RT_com/status/651086572952121344/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

 

https://twitter.com/markito0171/status/649591019802107904/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit