3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Turqia shënon rritje ekonomike 4,8 për qind

Më të lexuarat

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) i shpalli të dhënat e para të Produktit Bruto të Brendshëm (PBB) për tremujorin e parë të vitit, konkretisht për periudhën janar-mars.

Ekonomia e Turqisë është rritur me 4,8 për qind në tremujorin e parë të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti Turk i Statistikave (TUIK) i shpalli të dhënat e para të Produktit Bruto të Brendshëm (PBB) për tremujorin e parë të vitit, konkretisht për periudhën janar-mars.

Sipas këtyre të dhënave, PBB, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur me 4,8 për qind në çmimet konstante duke arritur në 31 miliardë e 679 milionë lira, ndërkohë që në çmimet korrente ka shënuar rritje për 12,5 përqind duke arritur në 499 miliardë e 315 milionë lira.

Vlera e përgjithshme e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e bujqësisë, në tremujorin e partë të vitit, krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 2,7 për qind për të arritur në 1 miliard e 447 milionë lira në çmimet konstante, kurse në çmimet korrente është rritur për 8,6 për qind për t’u bërë 18 miliardë e 937 milionë lira.

Ndërkaq, vlera e përgjithshme e shtuar në sektorin e industrisë në tremujorin e parë është rritur për 5,9 për qind në çmimet konstante krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të arritur në 10 miliardë e 785 milionë lira, ndërkohë që në çmimet korrente ka shënuar rritje për 12,3 për qind dhe ka arritur në 120 miliardë e 354 milionë lira.

Sa i përket sektorit të shërbimeve, vlera e përgjithshme e shtuar ka shkuar në 19 miliardë e 884 milionë lira me rritje prej 5,1 për qind në çmimet konstante në periudhën ne fjalë, ndërsa në çmimet korrente është rritur për 12,5 për qind duke shkuar në 301 miliardë e 633 milionë lira.

Pritjet e ekonomistëve të cilët morën pjesë në “Anketën për Predikim të Rritjes” nga AA Finans, ishin mesatarisht 4,4 për qind.

Në tremujorin e parë të vitit të kaluar Turqia kishte shënuar rritje për 2,5 për qind, ndërsa në tërë vitin 4 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit