0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Turqia, së shpejti edhe qendër e sistemit bankar islamik

Më të lexuarat

Sistemi bankar islamik, i njohur ndryshe edhe si sistemi i bankave me pjesëmarrje, formon një nga etapat e rëndësishme në rrugën e Stambollit për t’u bërë një qendër financiare globale.

Turqia, vend ky që ka shpalosur tashmë vendosmërinë e saj në lidhje me sistemin e bankave me pjesëmarrje duke lëshuar sukuk-e (hua e sistemit bankar islamik apo bono pa interes) me vlerë 1 miliard dollarë gjatë qershorit të kaluar, të mërkurën mblodhi në Stamboll dekanët e sistemit bankar islamik nga mbarë bota.

Në këtë forum, që u mbajt në ambientet e Bursës së Stambollit, u diskutua roli i bankave me pjesëmarrje në arritjen e objektivave turke të zhvillimit për vitin 2023, që përkon me 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, si dhe u tërhoq vëmendja se Turqia, e cila ka përshpejtuar aktivitetin e saj në fushën e sistemit bankar islamik, është një treg dinamik me rritje progresive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit