-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Turqia, Saudia dhe Egjipti do t’i bashkohen BRICS?

Më të lexuarat

Ç’thuhet nga koalicioni kundrapeshë ndaj Perëndimit

Përveç Argjentinës dhe Iranit, të cilat tashmë kanë shpallur synimin e tyre për t’u bashkuar me BRICS, tre vende të tjera po përgatiten të paraqesin një kërkesë për t’u bashkuar me koalicionin e fuqive ekonomike në zhvillim, raporton një gazetë ruse.

Sipas Isvestia, duke cituar një zyrtar të lartë me njohuri për procesin, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman po “konsideron seriozisht t’i bashkohet” koalicionit, i cili shihet si një kundërpeshë e fortë ndaj Perëndimit. Çështja e anëtarësimit të vendit të tij në BRICS u diskutua edhe në samitin e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) të mbajtur në fund të qershorit në Pekin.

Turqia dhe Egjipti kanë treguar gjithashtu interes për BRICS, vuri në dukje gazeta ruse, duke shtuar megjithatë se çështja e anëtarësimit të tyre eventual nuk ishte në tryezë në samitin e fundit.

Informacioni për përfshirjen e mundshme të vendeve të lartpërmendura në koalicion është konfirmuar nga Poornima Anand, presidente e Forumit Ndërkombëtar BRICS. Anand e quajti zgjerimin e mundshëm një hap pozitiv që ka të ngjarë të rrisë ndikimin e koalicionit globalisht.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse konfirmoi për Izvestia se në seancën e fundit u vendos që të nisin diskutimet për procesin e zgjerimit të BRICS, ku do të përfshihen edhe kriteret e anëtarësimit të vendeve në fjalë.

“Pasi të arrihet një marrëveshje mbi këto çështje, të pesë anëtarët duhet të vendosin se kur të fillojnë diskutimet për kandidatët individualë,” tha përfaqësuesi i BRICS i Rusisë, Pavel Knyazev.

I pyetur për mundësinë e anëtarësimit të Turqisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite, diplomati vuri në dukje se Rusia e sheh pozitivisht interesin e të gjitha vendeve, megjithatë është ende herët për të folur për orarin e një pranimi pasi nuk janë bërë njoftime zyrtare dhe kriteret.

“Tani për tani ne e dimë se disa vende kanë shprehur interesin e tyre dhe ne e mirëpresim këtë. Gjithçka do të varet se kur do të shpallet zyrtarisht ky interes dhe kur do të biem dakord për kriteret”. /tesheshil.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit