11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqia reagon ndaj vendimit të Gjermanisë për të pranuar aplikimin për azil të puçistëve turq

Më të lexuarat

Turqia priti me keqardhje pranimin e aplikimit për azil nga ana e Gjermanisë për disa prej personelit të vjetër ushtarak turk, që kanë lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO, e cila tentoi të bëjë grusht shteti në Turqi.

Turqia priti me keqardhje pranimin e aplikimit për azil nga ana e Gjermanisë për disa prej personelit të vjetër ushtarak turk, që kanë lidhje me organizatën terroriste gyleniste FETO, e cila tentoi të bëjë grusht shteti në Turqi.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme, shkruhet: “Ndërkohë që në shesh gjenden të gjitha provat që tregojnë lidhjet e puçistëve me FETO-n, ky vendim i Gjermanisë, nuk përputhet me përgjegjësinë e aleancës dhe përbën një hap që dëmton marrëdhëniet shumë dimensionale ndërmjet vendeve”.

Në deklaratën tërhiqet vëmendja se autoritetet gjermane, me këtë vendim, duke shpërfillur detyrimet e aleancës, sipas parimeve dhe vlerave demokratike, tregojnë konsensus ndaj mentalitetit të puçistëve dhe hapin krahët për ta.

Në deklaratë shkruhet: “ Ne presim nga Gjermania që të rishikojë këtë vendim, që bie ndesh me cilësinë rrënjësore të marrëdhënieve tona dhe shpirtin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe të na japë mbështetjen e duhur në luftën tonë që zbatojmë njëkohësisht me organizatat më të rrezikshme terroriste në botë, përfshi edhe FETO-n”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit