14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Turqia reagon ashpër ndaj deklaratës së Presidentit francez, Macron

Më të lexuarat

Turqia reagoi ndaj akuzave të padrejta dhe të paqëndrueshme të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, publikoi një komunikatë me shkrim në ku reagoi fuqishëm ndaj programit të transmetuar një ditë më parë në kanalin televiziv shtetëror, “France 5”.

“Në përgjigjen e tij ndaj pyetjeve të qëllimshme të shtruara gjatë programit, ne i gjejmë të papranueshme deklaratat e Presidentit francez Macron të cilat bien në kundërshtim me marrëdhëniet e miqësisë dhe aleancës midis vendeve tona”, shkroi Aksoy.

“Turqia, në çështjet e Mesdheut Lindor, Sirisë dhe Libisë, ndjek politika të bazuara në legjitimitetin që buron nga e drejta ndërkombëtare.

Është e qartë se këto akuza të paqëndrueshme dhe programi televiziv, i cili u transmetua qëllimisht para Samitit të BE, synonjnë të gërryejnë realitetin e ‘Turqisë Evropiane’ dhe nuk do të arrijnë kurrë objektivat e tyre. Nga politikat e saj rajonale dhe marrëdhëniet e ngushta dypalëshe që ka zhvilluar me vendet anëtare, Turqia do të vazhdojë të jetë efektive dhe të japë kontributet më të mëdha në kontinentin Evropian, në NATO dhe në marrëdhëniet e saj transatlantike.

Nga ana tjetër, pretendimet e Z. Macron që u paraqitën me gjykime të caktuara, të cilat pretendonin ndërhyrjen e Turqisë në politikën e brendshme të Francës përmes zgjedhjeve të ardhshme janë të të rrezikshme pasi ato mbajnë aspekte tjetërsuese për komunitetet me origjinë të huaj. Në lidhje me politikën e brendshme të Francës, Turqia nuk ka ndonjë agjendë tjetër përveç mirëqenies, qetësisë dhe harmonisë së komunitetit turk, që ka një popullsi prej rreth 800 mijë njerëzish që jetojnë atje. Si rrjedhojë është pritja jonë e drejtë që Franca të mos e bëjë Turqinë një debat të politikës së brendshme, veçanërisht para periudhave të zgjedhjeve.

Në një periudhë kur po bëjmë hapa drejt qetësisë dhe miqësisë duke zëvendësuar tensionet midis dy vendeve, ne konsiderojmë se deklaratat e Z. Macron janë pafat dhe të paqëndrueshme. Mossinqeriteti dhe mospërputhja janë arsyet themelore të problemeve të fundit që jetohen me Francën. Ne do të dëshironim të kujtojmë se qëndrimi pozitiv ose negativ që do të përdoret nga Franca brenda kësaj periudhe do të gjejë të njëjtën natyrë përgjigjeje nga Turqia”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në komunikatën me shkrim.

/TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit