21 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

Turqia prodhon armë të avancuar kundër dronëve

Më të lexuarat

Harp Arge”, një kompani që ka prodhuar armën e parë elektromagnetike të telekomanduar në Turqi dhe që e ka kurorëzuar këtë sukses duke realizuar edhe eksportin e parë të saj, është duke u përgatitur të rrisë performancën me investime të reja.

E themeluar vitin e kaluar “Harp Arge” aktivitetin e saj në industrinë e mbrojtjes e ka fokusuar në fushën e sistemeve pa pilot, për të cilat kanë nevojë Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe masat në lidhje me këto sisteme, si dhe në fushat e luftës elektronike dhe robotike. Kompania ka punuar kohët e fundit për ti bërë të arritshme këto teknologji, për përhapjen dhe përdorimin e gjerë të tyre.

Arma kundër dronëve e quajtur “Drone Savar Silahı”, e prodhuar për herë të parë në Turqi nga “Harp Arge”, përdoret në mënyrë aktive sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Forcat e Armatosura të Turqisë. Kjo armë kundër dronëve është e aftë të bëjë një parapritje efektive kundër dronëve sulmues. Kjo armë, të cilën Harp Arge” e ka zhvilluar plotësisht me burimet e veta, i ka kaluar të gjitha testet e ushtrisë së Azerbajxhanit dhe është eksportuar në këtë vend.

Koordinatori i Përgjithshëm i kompanisë “Harp Arge”, Ajtekin Gyçly (Aytekin Güçlü) thotë se tregu i mjeteve fluturuese pa pilot (të telekomanduara) në botë po rritet me një shpejtësi të paparashikueshme, dhe se ky treg njëherësh do të krijojë edhe tregun dy herë më të madh se vetvetja për armët kundër dronëve.

Gyçly tha se kanë zhvilluar një sistem që është 3 herë më ekonomik dhe 4 herë më i lëvizshëm se produktet që përdoren sot për të njëjtin qëllim, ndërsa shtoi se ky sistem dallohet shumë nga rivalët jashtë vendit në aspektin e moduleve dhe dizenjimit.

Masat që do të merren kundër shumë teknologjive që mund të dalin në treg në një të ardhme të afërt do të mund të aplikohen (integrohen) menjëherë në sistemin e kësaj arme kundër dronëve, shtoi Gyçly.

Mësohet se me 5 vende vazhdojnë negociatat për eksportin e armës turke kundër dronëve, sistem ndaj të cilit ka kërkesa të mëdha që tani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit