3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqia po ndërpret plotësisht tregtinë me Izraelin

Më të lexuarat

Alarmi në shtetin sionist nga vendimi i Ankarasë

Për shkak të luftës në Gaza, Turqia ka ndërprerë plotësisht marrëdhëniet tregtare me Izraelin, ndërsa Izraeli e akuzon për shkelje të marrëveshjes.

Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin në dritën e pushtimit izraelit në Rripin e Gazës. Ministria Turke e Tregtisë e bëri njoftimin të enjten në mbrëmje në platformën X, dikur Tëitter. Arsyeja është “tragjedia humanitare në rritje” në territoret palestineze.

Masat e reja do të zbatohen rreptësisht derisa qeveria izraelite të lejojë rrjedhjen e papenguar të ndihmave humanitare në Gaza. Shërbimi financiar Bloomberg raportoi më parë për ngrirjen e tregtisë, e cila ka të ngjarë të përkeqësojë më tej tensionet tashmë të larta midis dy vendeve.

Në fillim të prillit, Turqia vendosi kufizime në eksportin e mallrave të caktuara në tregtinë me Izraelin. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, akuzoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për shkelje të marrëveshjeve tregtare mes dy vendeve duke kufizuar eksportet, duke thënë se “kjo është sjellja e një diktatori që shpërfill interesat e popullit dhe biznesmenëve turq dhe injoron marrëveshjet tregtare ndërkombëtare”.

Ai udhëzoi ministrinë e tij të kërkonte alternativa për tregtinë me Turqinë, duke u fokusuar në prodhimin vendas dhe importet nga vendet e tjera. “Izraeli do të dalë nga kjo me një ekonomi të fortë dhe të guximshme,” tha Katz.

Erdogan ka kritikuar vazhdimisht ashpër operacionin ushtarak izraelit në Rripin e Gazës dhe ka akuzuar Izraelin për “gjenocid” kundër palestinezëve. Ai e përshkroi Hamasin, sulmi i të cilit ndaj Izraelit tetorin e kaluar ndezi luftën në Rripin e Gazës, si një “grup çlirimtar”.

Turqia njoftoi të mërkurën se do t’i bashkohet padisë për gjenocid të Afrikës së Jugut kundër Izraelit. Në fund të dhjetorit, Afrika e Jugut paditi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkelje të supozuara të Konventës së Gjenocidit të kryera në luftën e Gazës.
Gjykata e OKB-së vendosi në një vendim të përkohshëm që Izraeli duhet të marrë masa mbrojtëse për të parandaluar gjenocidin, porn ë realitet asgjë nuk ka ndodhur. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit