5.1 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Turqia paralajmëron Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për PKK/PYD-në në Siri

Më të lexuarat

Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık ka diskutuar të mërkurën vonë me homologun e tij amerikan, James Mattis për grupin terrorist PKK/PYD

BRUKSEL (AA) – Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık ka diskutuar të mërkurën vonë me homologun e tij amerikan, James Mattis për grupin terrorist PKK/PYD, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime brenda ministrisë turke.

“Takimi i parë mes tyre është mbajtur gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel në të cilin Işık e ka paralajmëruar Mattis-in për përkrahjen që Amerika e ofron për PKK/PYD-në në Sirinë veriore”, tha burimi i lartpërmendur i cili ka folur në kushte anonimiteti.

“Kështu siç bëhen, operacionet antiterroriste nuk do të mund të kenë sukses”, ka thënë Işık duke iu referuar luftës kundër DEASH-it.

“Nuk duhet pasur preferenca për një organizatë terroriste dhe për një tjetër jo”, ka thënë ai.

Ndërsa Turqia e konsideron PKK/PYD-në për grup terrorist të lidhur me PKK-në e cila që nga viti 1984 bën luftë kundër Turqisë, SHBA-të nga ana e tyre e shohin PKK/PYD-në si aleatin e tyre në luftën kundër DEASH-it në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit