1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Turqia paralajmëron nisjen e procesit arsimor ballë për ballë

Më të lexuarat

Turqia do t’i kthehet mësimit ballë për ballë sapo të fillojë viti i ri shkollor, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dua të shpreh qartë dhe me zë të lartë se të gjitha shkollat ​​tona do të hapen në kohë. Është e pamundur për ne që të heqim dorë nga arsimi ballë për ballë”, tha Fahrettin Koca pas një takimi virtual të Bordit Këshillimor Shkencor për Koronavirusin.

“Pavarësisht nga kushtet, ne do të vazhdojmë arsimin e zbatuar dhe ballë për ballë duke mbrojtur nxënësit tanë”, shtoi ai.

Koca shpjegoi shpjeguar se ministria do të zbatojë masa që do të çojnë në vaksinimin e të gjithë mësuesve dhe pedagogëve.

Koca theksoi rëndësinë e vaksinimit dhe tha se “duhet të bëhet një rregull i domosdoshëm në mënyrë që arsimi, jeta dhe puna të mos ndërpriten, dhe ata që nuk janë të vaksinuar duhet të tregojnë rregullisht rezultate negative të testit PCR”.

Ministri shtoi se veçanërisht prindërit e nxënësve ose do të përfundojnë vaksinimet e tyre, ose do të duhet t’i kontrollojnë fëmijët rregullisht se nuk kanë ndonjë sëmundje.

Detajet e këtij procesi do të shpallen më vonë, tha Koca. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit