1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Turqia ofron mbështetje për nxënësit me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Më të lexuarat

Gjatë inaugurimit të klasës profesionale në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, të pranishëm ishin ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe zyrtarë të tjerë

Turqia vazhdon mbështetjen për sektorin e arsimit në Shqipëri, ku në fokus janë edhe nxënësit më aftësi të kufizuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Tiranë është inauguruar një klasë profesionale për parukeri dhe berber në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, e ngritur me kontributin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe që do të jetë në dispozicion të nxënësve të këtij instituti.

Gjatë inaugurimit të klasës në fjalë të pranishëm ishin ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, drejtues të institutit dhe nxënës.

Ministrja Kushi, duke përshëndetur të pranishmit, tha se kanë një solidaritet të jashtëzakonshëm për nxënësit e kësaj shkolle.

“Ju falënderojmë nga zemra për mundësinë që po u jepni këtyre fëmijëve që të marrin një profesion dhe në të ardhmen të jenë të pavarur dhe të jetojnë si të gjithë bashkëmoshatarët. Mbështetja që jepet në fushën e arsimit është më e rëndësishmja nga të gjitha”, u shpreh Kushi, duke iu drejtuar përfaqësuesve të institucioneve turke.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ambasadori Yörük tha se Turqia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë vëllezërve shqiptarë dhe shtoi se “këtë e bëjmë gjithmonë nga dëshira e madhe që na vjen nga zemra”.

“Kemi sjellë dhe përshëndetjet nga vëllezërit dhe motrat nga Turqia. Urojmë që në këtë klasë të mësojnë (nxënësit) sa më mirë dhe në të ardhmen të kenë një profesion të tyre si parukier dhe berber. Ne këtë le ta quajmë si një dhuratë nga ana jonë, si një byzylyk floriri në dorën e tyre, për të sjellë të ardhura familjes në të ardhmen”, tha ambasadori turk.

TIKA ka siguruar pajisje dhe orendi të tjera për ngritjen e një klase të trajnimit profesional për parukeri dhe berber për nxënësit e këtij instituti.

Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë në Tiranë është një institucion arsimor publik në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe pjesë e tij janë dhjetëra nxënës të moshave të ndryshme.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit