Kryeministri Binali Jëlldërëm në një emision të transmetuar direkt në TRT tha se vendimi i Parlamentit Evropian (PE) për Turqinë është i paqenë dhe i pavlefshëm dhe nuk ‘vijnë në binarë’ me direktivat e të tjerëve.
Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se vendimi i Parlamentit Evropian (PE) për Turqinë është i paqenë dhe i pavlefshëm.
“Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) nuk duhet parë si alternativë e Bashkimit Evropian (BE). Ne marrëdhëniet duhet ti zhvillojmë edhe me Lindjen, edhe me Perëndimin”, thekoi shefi i qeverisë së Ankarasë.
I ftuar në një transmetim direkt të TRT-së, Binali Jëlldërëm bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me aktualitetin.
Kryeministri foli për rëndësinë që ka rajoni ku ndodhet Turqia në aspektin gjeopolitik dhe kushtet gjeografike të këtij rajoni, ndërsa rikujtoi se Turqia gjendet edhe në kontinentin e Evropës, edhe në kontinentin e Azisë.
“Prej vitesh Turqia nuk ua ka kthyer shpinën vendeve të tjera se “do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Turqia i ka zhvilluar marrëdhëniet e saj me Rusinë, Kaukazin, Lindjen e Mesme dhe Afrikën”, tha Jëlldërëm.
Kryeministri nënvizoi se duhet parë ndërkohë edhe ecuria e botës, ndërsa tërhoqi vëmendjen në realitetin kinez, indian, japonez, indonezian dhe malajzian, vende të cilat në aspektin ekonomik sot kanë hyrë në trendin e rritjes.
I pyetur nga gazetarët mbi miratimin nga Parlamenti Evropian (PE) të një projektrezolute, e cila rekomandon ngrirjen e përkohshme të procesi të bisedimeve që Turqia zhvillon prej vitesh me Bashkimin Evropian (BE), Kryeministri Jëlldërëm tha se tashmë nuk përbën sekret që marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe BE-së kanë kohë që janë të tensionuara.
Me raste të ndryshme tentohet për ta ‘vënë në binarë’ Turqinë, theksoi Jëlldërëm dhe e vijoi kështu fjalën e tij:
“Përpjekja e dikujt për të na ‘ndrequr’, orvatjet për ta na ‘sjellë në udhë’ me anë të orientimeve, simboleve, direktivave, është një diçka që nuk përputhet me karakterin tonë. Ne jemi një vend që vendimet i merr vet, që mbështetjen më të madhe e ka tek populli, tek tradita dhe që lirinë e vlerëson po aq të rëndësishme sa vet jeta”.
“Zhvillimet në kampin e BE-së, fatkeqësisht nuk reflektojnë gjendjen e vërtetë në opinionin publik të Turqisë. Ekzistojnë dy organizata që helmojnë vendet e BE-së, njëra prej këtyre është PKK dhe derivatet e saj, ndërsa tjetra është Organizata Terroriste Gyleniste (FETO)”,- sqaroi Jëlldërëm, duke shtuar se këto organizata po ndjekin në mënyrë të pamëshirshme një fushatë të jashtëzakonshme për të sharë Turqinë dhe errësuar imazhin e saj.
“Vendimi që mori sot Parlamenti Evropian për ne nuk as asnjë rëndësi. Ky është një vendim që nuk ka sanksione. Më vonë ky vendim do të jetë pikë e agjendës së samitit të liderëve”, shtoi ai.
“Uroj që në Evropë të ketë një lidership të fuqishëm, i cili të jetë ende vizionar, që të ardhmen e Evropës kërkon ta ndërtojë bashkë me Turqisë”, nënvizoi Jëlldërëm.
Ndërsa në lidhje me 3 ushtarët turq që ranë dëshmorë në sulmin ajror në Siri, Kryeministri Binali Jëlldërëm bëri këtë vlerësim:
“Në lidhje me këtë çështje Shtatmadhoria jonë vazhdon kontaktet me bashkëbisediuesit e vet. Janë kërkuar sqarime se si, ku dhe përse ndodhi, ndërkohë që janë bërë paralajmërime shumë të prera dhe të qarta për mospërsëritjen më të rasteve të tilla”.
Jëlldërëm e theksoi edhe një herë që Turqia nuk ka asnjë mendim mbi integritetin territorial të Sirisë, duke nënvizuar se po ashtu nuk ka ndonjë qëllim si ai i ‘marshimit drejt Halepit’.
Kryeministri Binali Jëlldërëm sqaroi se operacioni i Turqisë “Mburoja e Eufratit” është një operacion që ka filluar nën drejtimin e Ushtrisë së Lirë Siriane me qëllim eliminimin e destabilitetit që mund të krijohet në rajon kryesisht nga organizata terroriste DAESH dhe nga versionet e reja të organizatës terroriste separatiste PKK, siç janë PYD dhe YPG.