-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqia: Nëse Izraeli vazhdon kështu, ai do të ballafaqohet me gjithë botën myslimane

Më të lexuarat

Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit të Republikës së Turqisë, ka njoftuar se është arritur pothuajse një marrëveshje me Rusinë, në lidhje me blerjen e sistemit të mbrojtjes anti-ajrore S-400.

“Mund ta themi lirisht se kjo punë pothuajse ka përfunduar. Kanë mbetur disa detaje të vogla. Por pikat kryesore të marrëveshjes janë arritur,” tha Kalin, në një emision për televizionin “Haberturk”.

Ai tha se nuk duhet politizuar shumë kjo çështje, duke përkujtuar se po bëhet fjalë për një sistem të mbrojtjes anti-ajrore.

“Para së gjithash, bëhet fjalë për një sistem të mbrojtjes. Ne nuk do të sulmojnë askënd me këto raketa. Kemi nevojë për këtë sistem, për të ndalur dhe parandaluar një sulm të mundshëm mbi ne,” tha Kalin.

Ai e preku edhe ngjarjet në xhaminë e Al-Aksa në Jerusalem, duke theksuar se Turqia po ndërmerr veprimet e nevojshme diplomatike për të parandaluar tensionet në këtë vend të shenjtë.

Ai rikujtoi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një bisedë të fundit telefonike me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin theksoi se nuk është e drejtë ajo çfarë po bën Izraeli në Al-aqsa.

Kalin theksoi se Izraeli, me veprimet e fundit në Jerusalem po dëshiron të ndryshojë statusin ekzistues të kompleksit Al-Aqsa.

“Frika jonë më e madhe është se zbatimi i një plani për të ndryshuar statusin ekzistues të Al-Aqsa,” tha Kalin.

Ai vuri në dukje se gjëja më e rëndësishme për momentin është të ndalen tensionet në Jeruzalem.

“Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për të ruajtur statusin ekzistues dhe për të shmangur veprimet me të cilat do të rrezikonte Al-Aqsa-n. Kjo është ajo që ne presim prej tyre,” tha Kalin.

Në fund, ai tha se palestinezët dhe Al-Aqsa nuk janë lënë të vetëm në luftën e tyre për drejtësi.

“Lufta e palestinezëve nuk është vetëm një çështje e tokës, fesë, grupit etnik, kombit, por kjo është një çështje e drejtësisë dhe të drejtave. Populli palestinez, Al-Aqsa dhe Jeruzalemi nuk janë lënë të vetëm. Për sa kohë që vazhdon kjo politikë, Izraeli do të ballafaqohet me një botë të tërë myslimane”, tha Kalin./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit