3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqia në ofensivë diplomatike kundër masakrave të Izraelit ndaj palestinezëve

Më të lexuarat

Turqia ka nisur një ofensivë diplomatike në shkallë globale menjëherë pas masakrave të Izraelit ditën e hënë kundër popullit palestinez.

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike turke, pas transferimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe incidenteve që ndodhën në kufirin e Gazës, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ka zhvilluar biseda telefonike me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi, shefen e diplomacisë indoneziane, Retno Marsudi, ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif dhe me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), dr. Yousef bin Ahmad al-Othaimeen.

Transferimi zyrtarisht të hënën i Ambasadës së SHBA-së nga Tel-Avivi në Jerusalem, sipas një vendimi të mëhershëm të Presidentit amerikan, Donald Trump, shkaktoi indinjatë dhe zemërim të madh në rajon.

Ushtarët izraelitë martirizuan 60 palestinezë dhe plagosën mbi 2.770 të tjerë gjatë demonstratave të organizuara në kufirin e Gazës së rrethuar, për të protestuar hapjen e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.

Republika e Turqisë reagoi ashpër ndaj sulmit të Izraelit kundër civilëve palestinezë dhe shpalli 3 ditë zie kombëtare për palestinezët e martirizuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit