10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Turqia thërriti në MPJ ambasadorin e Izraelit

Më të lexuarat

Ambasadori i Izraelit në Ankara, Eitan Naeh u thërrit në Ministrinë e Jashtme dhe u protestua qëndrimi i Izraelit për shkak të vrasjes së 60 palestinezëve dhe plagosjes së 2 mijë e 770 të tjerëve në kufirin e Gazës me Izraelin.

Naeh-it iu komunikua se ambasadori i Turqisë në Tel-Aviv, Kemal Okem u thërrit për konsultim në Turqi, ndërsa Naeh-it ju bë e ditur se do të ishte e përshtatshme që ai të kthehet në vendin e tij për një kohë.

Transferimi zyrtarisht i ambasadës amerikane dje në Jerusalem sipas një vendimi të mëparshëm të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ngjalli irritim në rajon.

Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë, ndaj atyre që protestonin në kufirin e Gazës transferimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jersalem, numri i palestinezëve që ranë dëshmorë arriti në 60-të.

Turqia reagoi ashpër ndaj sulmit të Izraelit dhe shpalli 3 ditë zi kombëtare për dëshmorët e rënë në Gazë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit