Koordinatori i TIKA-s në Addis Ababa, Fazıl Akın Erdoğan, në një deklaratë, theksoi rëndësinë e ndarjes së përvojës nëpërmjet programeve të trajnimit
ADDIS ABABA (AA) – Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) trajnon ekspertët e Institutit të Teknologjisë së Ujit në Etiopi, për përdorimin e burimeve ujore, raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatori i TIKA-s në Addis Ababa, Fazıl Akın Erdoğan, në një deklaratë për AA, theksoi rëndësinë e ndarjes së përvojës nëpërmjet programeve të trajnimit.
Erdoğan bëri të ditur se ekipi i përbërë nga 10 persona të Institutit të Teknologjisë së Ujit në Etiopi, do të zhvillojnë kontakte të ndryshme nën udhëheqjen e drejtorit të përgjithshëm Zenebe Garedew Boku.
Në kuadër të këtij projekti i cili realizohet në kuadër të një projekti të zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Punëve Shtetërore Hidraulike në Turqi, ekspertët e Etiopisë do të kenë mundësinë të shohin nga afër digat e ujit në qytetet Kastamonu, Samsun, Ordu, Artvin, Sinop dhe Bartin.
Erdoğan po ashtu bëri të ditur se për ekspertët etiopianë do të jepen trajnimet praktike për përdorimin e burimeve ujore nga ekspertët turq. Ai tha se delegacioni etiopian do ta përfaqësojnë shtetin e tyre edhe në Forumin Ndërkombëtar të Katërt të Ujit ë Stamboll, i cili do të mbahet më 10-11 maj.