Republika e Turqisë ndërton tre qendra të reja të refugjatëve në Hataj dhe Kahramanmaras të cilat do të kenë kapacitet për përkujdesjen e gjithsej 40 mijë refugjatëve sirianë.
Republika e Turqisë është duke ndërtuar tre qendra të reja të refugjatëve në Hataj dhe Kahramanmaras të cilat do të kenë kapacitet për përkujdesjen e gjithsej 40 mijë refugjatëve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Momentalisht jemi duke ndërtuar qendrat më të mëdha të përkohshme të akomodimit në botë. Ne e bëjmë këtë me qëllimin e sinqertë për të ndihmuar ata që kanë nevojë, dhe do të vazhdojmë ndërtimin e qendrave të reja”, tha presidenti i Zyrës së qeverisë për ndërtimin e objekteve të banimit (TOKI) Ergun Turan.