0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Turqia ndalon pirjen e duhanit edhe brenda shtëpive

Më të lexuarat

Pasi ka ofruar modelin më të mirë në rang botëror lidhur me luftën kundër duhanit, Turqia po përgatit një plan më të gjerë për përmirësimin e strategjisë në këtë kontekst.

Disa ekspertë turq që po punojnë për planin e ri të luftës ndaj duhanit dhe që synon reduktimin në maksimum të vendeve ku lejohet duhanpirja, po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të pirjes së duhanit edhe në ambientet shtëpiake ku jetojnë fëmijë nën moshën 15 vjeç dhe gra shtatzëna.
Pritet që për zbatimin sa më rigoroz të këtij plani dhe ndërgjegjësimin e m save, të bashkëpunojnë institucionet arsimore, mjekët specialistë dhe punonjësit socialë.
Qeveria e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, me në krye Erdogan, që nga viti që kanë ardhur në pushtet në 2002, kanë ndaluar pirjen e duhanit në vendet publike dhe ambientet e administratës shtetërore. /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit