2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Turqia NATO-s, faleminderit por nuk kemi nevojë

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë Tanju Bilgiç, tha se Turqia ka pritur me kënaqësi propozimin e NATO-s për të dislokuar ushtarë, por tha se Turqia nuk ka shprehur një kërkesë të tillë.

Ai nënvizoi se për një hap të tillë nevojitet edhe vendimi i Këshillit.
Në këtë mënyrë i është përgjigjur Tanju Bilgiç, deklaratës së djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili tha: “Nëse do Turqia i dislokojmë trupat e NATO-s brenda 48 orëve”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje në Bruksel bisedoi me Ministrat e Mbrojtjes së Aleancës për operacionin ajrorë të Rusisë në Siri.
Në mbledhje në rendin e ditës erdhi edhe shekelja e hapësirës ajrore turke nga ana e avionëve luftarakë rusë.
Nga ana tjetër, Tanju Bilgiç, bëri të ditur se Turqia bëri kërkesë nga Rusia për një delegacion ushtarak por deri më tani në Turqi nuk ka ardhur asnjë delegacion i tillë.
Bilgiç deklaroi se autoritetet ruse bënë të ditur se shkelja e parë ka qenë për shkak të një gabimi në sistemin e navigacionit, ndërsa për shkeljen e dytë nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit