1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia, “mikrofona” nënujore në Egje për të “dëgjuar” nëndetëset greke

Më të lexuarat

Hurriyet përshkruan se si funksionon sistemi Sonobuoy

Me përdorimin e mikrofonëve nënujorë, të cilët do të hidhen në det nga dronët, Turqia po përpiqet të përballet me pamundësinë për të lokalizuar nëndetëset greke në ujërat e detit Egje dhe Mesdheut Lindor, e përkthejnë në këtë mënyrë mediat athinjote atë që raportojnë mediat turke.

Me titullin “Veshi në Egje – Mikrofona nënujorë për “Atdheun Blu”, gazeta Hurriyet i referohet hedhjes së sistemeve Sonobuoy, të cilat do të veprojnë si “stetoskopë” që monitorojnë lëvizjet e nëndetëseve në zonë.

“Me mikrofonin nënujor Sonobuoy që do të hidhet në det nga UAV-të, do të zbulohen aktivitetet në ujëra të thella. Lëvizshmëria e nëndetëseve greke, veçanërisht në Egje dhe Mesdheun Lindor, do të monitorohet me mikrofona që tingëllojnë si “stetoskopë” në dete”, thekson gazeta, duke iu referuar pranisë së nëndetëseve greke.

Sistemi Sonobuoy është një vozë relativisht e vogël me një sistem sonar të harxhueshëm që hidhet nga ajri në det për qëllime luftarake kundër nëndetëseve ose për qëllime studimi akustik nënujor, me një kohëzgjatje operacionale 6-8 orë.

Deri para pak kohësh, sistemi hidhej në det nga mjetet lundruese të Komandës së Forcave Detare Turke, ndërsa tani kjo do të bëhet me avionë turq pa pilot të cilët janë konfiguruar siç duhet.

Në një prononcim për Hurriyet, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i sistemeve “TUSAŞ UAV”, Omer Yildiz, bëri të ditur se dronet turke tashmë kanë aftësi të integruara për lëshimin dhe dëgjimin e sistemeve Sonobuoy, të cilat transmetojnë me valë radio në sipërfaqe atë që dëgjohet në nënuj, duke bërë në të njëjtën kohë analiza akustike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit