8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia, mbi një miliard dollarë nga eksporti i produkteve të çokollatës

Më të lexuarat

Eksportet e produkteve të çokollatës nga Turqia gjatë dekadës së fundit janë rritur ndjeshëm, kurse në pesë vitet e fundit ato kanë tejkaluar një miliard dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Turqisë, nga viti 2011 e këtej Turqia ka eksportuar produkte të çokollatës në vlerën prej një miliardë e 39 milionë dollarë.

Eksportet e çokollatëve në vitin 2011 ishin pak më shumë se 160 milionë dollarë dhe ishin vazhdimisht në rritje, ashtu që në vitin 2014 arritën në 270 milionë dollarë. Në vitin 2015, është vërejtur një rënie e vogël në eksportet në 223 milionë dollarë, ndërsa eksportet totale në pesë vitet e fundit kanë tejkaluar një miliard dollarë.

Importuesit më të mëdhenj të produkteve të çokollatave turke janë Iraku, i ndjekur nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libia dhe Egjipti.

Ndërsa sa i përket importit të produkteve të çokollatës në Turqi, ky vend nga Gjermania ka importuar çokollatë me vlerë prej 14 milionë dollarësh, ku përveç Gjermanisë, ka të importuar edhe nga Belgjika, Italia dhe Franca.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit