2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqia mbështet Rutten për postin e shefit të NATO-s

Më të lexuarat

    Turqia u ka thënë aleatëve të saj në NATO se Ankaraja do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit aktual të Holandës, Mark Rutte, për të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Oncu Keceli, tha se Ankaraja ka njoftuar diplomatët e aleancës në Bruksel të hënën për këtë zhvillim. Vendimi u bë publik pasi tre ditë më herët Rutte qëndroi në Turqi për të kërkuar mbështetje për kandidaturën e tij nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

    “Sot ne informuam Brukselin”, tha Keceli për AFP-në.

    Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, është afër përfundimit të mandatit të tij. Ai ka qenë në krye të NATO-s që nga viti 2014.

    Shtetet anëtare të NATO-s, Turqia dhe Hungaria, më herët kishin shprehur rezerva për kandidaturën e Ruttes dhe Erdogan gjatë konferencës të përbashkët për media me të të premten nuk bëri asnjë zotim.

    Zyrtarët e NATO-s duan që të zgjedhin pasardhësin e Stoltenbergut deri në fund të prillit, para se të nisin zgjedhjet evropiane nga 6 deri më 9 qershor.

    Ata duan të shmangin përçarje për kreun e ri të NATO-s para samitit që do të mbahet në qershor në Uashington për 75-vjetorin e themelimit të aleancës.

    REL

    - Advertisement -spot_img

    Më tepër

    Të fundit