-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Turqia lë pas Spanjën, tashmë ekonomia e 5-të më e madhe në Evropë

Më të lexuarat

Sipas raportit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Turqia ka lënë pas Spanjën dhe është tashmë ekonomia e 5-të më e madhe në Evropë…

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të enjten në mbrëmje se Turqia ka lënë pas Spanjën dhe është tashmë ekonomia e 5-të më e madhe në Evropë.

Në kthim nga vizitat zyrtare në Singapor e Vietnam, shtete të Azisë Juglindore, shefi i qeverisë turke iu përgjigj interesit të gazetarëve të pranishëm në avionion kryeministror.

“Sipas raportit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Turqia ka lënë pas Spanjën dhe është tashmë ekonomia e 5-të më e madhe në Evropë”, nënvizoi ai.

Kryeministri Yildirim rikujtoi se çështjet dhe zhvillimet ekonomike do të jenë në krye të agjendës gjatë muajve në vijim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit