3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Turqia kërkon hetimin e neglizhuesve të masave të sigurisë gjatë vizitës së Erdoganit në SHBA

Më të lexuarat

Turqia protestoi dobësinë e treguar nga personeli i sigurisë amerikane gjatë vizitës së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan në datën 16 maj në Uashington.

Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili u thërrit në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, në lidhje me këtë temë, iu dha notë proteste verbale dhe me shkrim.

Në notën e protestës “ku protestohej në mënyrë verbale dhe me shkrim ndaj shkeljes së rregullave dhe praktikave diplomatike të vendosura dhe qëndrimit agresiv ndaj profesionalizmit” të treguar ndaj ekipit të mbrojtjes së Ministrit të Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), nga kompetencat amerikane u kërkua zyrtarisht që të bëjnë hetime dhe të bëhet deklarata e nevojshme në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu në deklaratën e ministrisë së jashtme në lidhje me ngjarjen thuhet se “Në bisedën e zhvilluar me ambasadorin amerikan, është theksuar se dobësitë e sigurisë me të cilat është përballë presidenti ynë i nderuar në Uashington, që burojnë nga mos marrja e masave të sigurisë nga kompetencat amerikane gjatë gjithë programit, nuk do të bëjnë hije nga vizita e rëndësishme që ka kaluar në çdo aspekt tjetër”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit