4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Turqia kërkon ekstradimin për 24 imamët e FETO-s në 4 kontinente

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Gjykata Penale e Shkallës së Katërt në Ankara ku është duke u shqyrtuar çështja për ekipin drejtues të organizatës terroriste FETO/PDY, do të dërgojë në Ministrinë e Drejtësisë dosjen për ekstradimin e 24 të dyshuarve nga 15 vende të botës në mesin e të cilave ndodhet edhe Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Kamboxhia dhe Madagaskari, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra thuhet se nga hetimet e Prokurorisë së Turqisë është konstatuar se të dyshuarit kryesor për organizatën terroriste FETO, ndodhen në vende si SHBA-ja, Britania e Madhe, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Mozambiku, Egjipti, Turkemenistani, Kirgistani dhe Kazakistani.

Në këtë kuadër Gjykata Penale e Shkallës së Katër në Ankara ka përgatitur dosjet për ekstradimin nga SHBA-ja të ashtuquajturve “Imami i Gjyqësorit” Ahmet Can, “Imami i rajonit të Egjeut” Bekir Baz, Sekretari i kryeterroristit Gylen, Cevdet Türkyolu, anëtar i Konsulencës së FETO-s Ismail Büyükçelepi, “Përgjegjës për shkollat e policisë dhe ushtrisë” Sait Aksoy dhe “Imami i nënkolonelëve dhe kolonelëve” Suat Yiğit.

Gjykata e cila ka përgatitur një kërkesë ekstradimi për t’iu dërguar Britanisë së Madhe për ish-kryetarin e Bordit Drejtues të Bank Asya, Ali Çelik, ka përgatitur gjithashtu dosje për kërkesë ekstradimi për tu dërguar në Gjermani, për “përgjegjësit të mediave për FETÖ-n” Farık Ilk, anëtar Konuslence të FETO-s Halit Esendir dhe për Şeref Ali i cili u emërua rektor në Universitetin North American pak ditë më parë në Texas.

Vjedhësi i pyetjeve të provimeve në Kamboxhia

Një dosje tjetër për ekstradim që pritet ti dërgohet Belgjikës përmban emrin e Harun Tokak, anëtar i Konsulencës së FETO-s, ish-kryetarin e Shoqatës Kimse Yokmu, Ismail Cingöz dhe “Imamin e vendeve të Evropës Perëndimore,” Süleyman Tiftik. Ndërsa një dosje do ti niset edhe Kamboxhias për ekstradimin e Mehmet Hanefi Sözen, sekretari i Shoqatës Turgut Özal, Lëvizja dhe Mendimi. Ndërsa nga Turkmenistani do të kërkohet ekstradimi i “Imamit të Siberisë” Sadettin Başer dhe “Imamit të kontinentit aziatik” Muammer Türkyılmaz.

Gjykata e cila ka përgatitur një dosje për ekstradim nga Mozambiku ku thuhet se fshihet “Imami i Afrikës” Necdet Içel, do të dërgojë një dosje edhe për Kirgistanin ku do të kërkohet ekstradimi i “ndihmës imamit të gjyqësorit” Isman Karakuş.

Ndërsa për “Imamin e Policisë” me emër të koduar “Kozanlı Ömer” Osman Halmi Özdil, është përgatitur një dosje ekstradimi e cila do ti dërgohet autoriteteve të Tajlandës. Gjykata ka vendosur të dërgojë një dosje Egjiptit për ekstradimin e Raşid Haylamaz i cili thuhet se bën pjesë në kupolën e FETO-s.

Ndërkohë “Imami i vendeve të Ballkanit” Mustafa Özcan, do të kërkohet të ekstradohet nga Kazakistani, ndërsa Selman Kuzu, i cili akuzohet si pjesë e kupolës së kësaj organizate do të kërkohet të ekstradohet nga Madagaskari.

Gjykata ka vendosur të dërgojë një dosje ekstradimi edhe Maltës për “Imamin e personelit të organizatës terroriste FETO” Bahattin Karataş, ndërsa Norvegjisë për ekstradimin e “Imamit të Alevive” Süleyman Uysal.

Këta persona akuzohen nga gjykata në një proces të hapur para tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, për shkelje të kushtetutës, tentativë për përmbysje pushteti me dhunë, etj. Ndërkohë krahas këtyre akuzave për të cilat kërkohet burgim i përjetshëm, të dyshuarit akuzohen edhe për formim të organizatës terroriste, spiunazh civil dhe ushtarak, përvetësimin e të dhënave të të tjerëve pa të drejtë, mashtrim, pastrim parash, etj.

Ndërkohë të dyshuarit për këtë proces gjyqësor janë si vijon:

“Fetullah Gülen, Ekrem Dumanlı, Hidayet Karaca, Abdülkadir Aksoy, Abdullah Aymaz, Abdulletif Tapkan, Ahmet Can, Ahmet Kara, Ahmet Kirmiç, Ahmet Kurucan, Ahmet Şahinalp, Alaeddin Kaya, Ali Bayram, Ali Çelik, Ali Çelik, Ali Ursavaş, Bahattin Karataş, Barbaros Kocakurt, Bekir Baz, Cemal Türk, Cemal Uşak, Cemil Koca, Cevdet Türkyolu, Dilaver Azim, Faruk İlk, Halit Esendir, Hamdi Akın İpek, Hamdullah Bayram Öztürk, Harun Tokak, Hüseyin Kara, Hüseyin Saruhan, İbrahim Kocabıyık, İlhan İşbilen, İrfan Yılmaz, İsmail Büyükçelebi, İsmail Cingöz, İsmet Aksoy, Kazim Avcı, Kudret Ünal, Mahmut Akdoğan, Mehmet Ali Büyükçelebi, Mehmet Ali Şengül, Mehmet Erdoğan Tüzün, Mehmet Hanefi Sözen, Muammer Türkyılmaz, Murat Karabulut, Mustafa Yeşil, Mustafa Muhammet Günay, Mustafa Özcan, Mustafa Talat Katırcıoğlu, Naci Tosun, Necdet Başaran, Necdet İçel, Nevzat Ayvacı, Osman Hilmi Özdil, Osman Karakuş, Önder Aytaç, Rahmi Bıyık, Recep Uzunallı, Reşit Haylamaz, Rıdvan Akovalı, Sadettin Başer, Sadık Kesmeci, Sait Aksoy, Selman Kuzu, Suat Yiğit, Suat Yıldırım, Süleyman Tiftik, Süleyman Uysal, Şerif Ali Tekalan, Talip Büyük, Tuncay Delibaşı dhe Ziya Demirel.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit