6.1 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Turqia kërcënon Greqinë e Qipron: Pa lejen tonë s’bëhet asgjë në Egje dhe Mesdhe!

Më të lexuarat

Shefi i Shtabit të ushtrisë turke, Hulusi Akar, ka lëshuar një paralajmërim të fortë në drejtim të Greqisë dhe Qipros, përsa i përket aktivitetit në detin Egje dhe Mesdheun lindor.

Sipas Akar, këto dy shtete nuk do të mundet të marrin një vendim për këto zona lidhur me veprimtaritë e ndryshme aty pa miratimin e Ankarasë.

Duke folur gjatë një inspektimi të trupave turke në kufirin sirian, Akar tha se ishte një “detyrim ligjor” për të gjithë që të respektonin statusin e ishujve dhe pjesën tjetër të çështjeve që rrjedhin nga traktatet.

“Turqia nuk do të tërhiqet nga interesat dhe të drejtat në detet tona”, tha ai.

Ndërkohë, të enjten ministri i Mbrojtjes i Greqisë Evangelos Apostolakis përsëriti shqetësimin në rritje të Athinës lidhur me sjelljen e fqinjit të saj lindor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit