Turqia është kërcënuar se do të dërgoj 15 mijë refugjatë për çdo muaj në Bashkimin Evropian, duke e përshkallëzuar mospajtimin diplomatik me BE-në.
Ankaraja ka tërhequr vërejtjen se mund ta anuloj marrëveshjen e vitit 2016 me BE-në për kufizimin e fluksit të refugjatëve në BE. Kjo lëvizje konsiderohet se është përgjigje për mos lejimin e ministrave të Turqisë, që të mbajnë tubime nëpër vendet anëtare të BE-së.
Ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha mbrëmë vonë se Ankaraja mund “ta godasë” Brukselin duke e hapur rrugën për mijëra refugjatë për të arritur në BE.
Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, pardje, po ashtu, është kërcënuar me anulimin e marrëveshjes.
Një zëdhënës i qeverisë Gjermane tha sot se nuk ka shenja se marrëveshja është pezulluar nga Ankaraja.
Kriza diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian u përshkallëzua pasi Holanda dhe Gjermania nuk i lejuan ministrat e qeverisë së Turqisë të flasin në tubimet e ndryshme për të kërkuar votën e shtetasve turq, që jetojnë në vendet evropiane, në referendumin e 16 prillit, me të cilin synohet rritja e autoriteteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan, nga ana tjetër, e ka akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste” dhe e ka fajësuar Holandën për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. /rel/