1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Turqia, i vetmi vend që ndihmon Shqipërinë me materiale shëndetësore kundër Covid-19

Më të lexuarat

Fundjavën e kaluar mbërriti në Rinas nga Stambolli me “Air Albania” një sasi e re prej 8 tonësh pajisje të mbrojtjes personale për mjekët e infermierët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu deklaroi nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku ka mbërritur furnizimi i dytë, financim i qeverisë shqiptare, pas kanalit të hapur të transportit të siguruar nga qeveria turke se, “…Jemi duke vijuar me transportin e të gjithë materialeve të mbrojtjes personale, të cilat deri tani janë 15 tonë që kanë mbërritur në Shqipëri nëpërmjet linjës dhe korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave… Janë 8 tonë që kanë mbërritur sot, ndërkohë që pak ditë më parë kanë mbërritur 7 tonë dhe pritet që në total ky furnizim të jetë 26 tonë, financim i qeverisë shqiptare. Janë të gjitha materiale të mbrojtjes personale duke filluar nga maskat, veshjet speciale, syzet, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve”, tha Manastirliu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit