1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqia i nderon Shqiptarët – Meta dhe Thaçi arrijnë në Stamboll për inaugurimin e aeroportit të ri

Më të lexuarat

Inaugurimi i aeroportit, i cili pas përfundimit të plotë pritet të jetë aeroporti më i madh në botë, do të bëhet me praninë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës

 

Presidenti i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, kanë arritur në Stamboll për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugirmit të Aeroportit të Ri të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Inaugurimi i aeroportit, i cili pas përfundimit të plotë pritet të jetë aeroporti më i madh në botë, do të bëhet me praninë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës.

Hapja e fazës së parë të aeroportit bëhet me rastin e Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 shtete do të jenë pjesë e ceremonisë, e cila pritet të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:30 sipas kohës lokale.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngriten 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit