-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Turqia i dërgon Britanisë kontingjentin e dytë me furnizime mjekësore

Më të lexuarat

Turqia sot dërgoi kontingjentin e dytë me furnizime mjekësore në Britani në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me porosi të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, kontingjenti i dytë i furnizimeve mjekësore që do të përdoren në luftën kundër COVID-19 sot u dërgua në Britani”, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes në Twitter.

Dy ditë më parë Turqia dërgoi një avion ushtarak për të dorëzuar ndihma mjekësore në Britani, një nga vendet më të prekura nga virusi.

Para kësaj, Turqia kishte dërguar ndihma edhe në Spanjë dhe Itali, si dhe pesë vende të Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit