1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia heq llogaritjen dimërore të kohës

Më të lexuarat

Republika e Turqisë nga ky vit ka vendosur llogaritje të përhershme verore të kohës dhe për dallim nga vitet e kaluara nuk do të zbatojë kthimin e akrepave të orës në përputhje me llogaritjen dimërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetat zyrtare të Turqisë në numrin e sotëm shpallën ndryshimin e miratuar ligjor që ka të bëjë me vendosjen e llogaritjes së përhershme verore të kohës e cila zbatohet për shkak të shfrytëzimit më efikas të dritës së diellit, por edhe kursimit energjetik.

“Llogaritja verore e kohës e cila filloi më 30 mars të vitit 2016 mbetet në zbatim, ndërsa hiqet dispozita me të cilën më 30 tetor në ora 4 planifikohej kthimi i akrepave në orën 3”, thuhet në vendimin e Qeverisë turke, i cili u mor me propozim të Ministrisë së Energjetikës dhe Resurseve Natyrore.

Ndryshimet e kohës apo përshtatja e akrepave të orës me periudhën e vitit, daton disa shekuj më parë dhe zhvillohet bashkë me rrethanat shoqërore dhe politike, por paralelisht edhe me sistemet kalendarike dhe inovacionet teknologjike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit