3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqia: Ftojmë bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë për të ndaluar sulmet izraelite menjëherë

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme rikujton përmes një komunikate me shkrim se në sulmet ajrore të Izraelit kundër Gazës është rritur me shpejtësi numri i viktimave civile, janë dëmtuar shkollat e varura nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) dhe janë plagosur kameramani e fotoreporteri i Agjencisë Anadolli (AA) me mision në rajon.

Pasi nënvizohet se kjo situatë zbulon qartë sulmet joproporcionale dhe pa kriter të Izraelit, në këtë deklaratë thuhet se është mësuar me shqetësim fillimi i bombardimit të Gazës me tanke dhe artileri të rëndë nga Izraeli, si dhe i bëhet ftesë bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë për të ndalur menjëherë këto sulme, të cilat mund të shkaktojnë rritjen e mëtejshme të humbjeve civile.

“Ne i lutemi Allahut që të mëshirojë vëllezërit tanë palestinezë që humbën jetën në sulmet e Izraelit, si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe punonjësve të AA-së. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë e vendosur pranë popullit palestinez në këtë kauzë të drejtë”, shkruhet në fund të komunikatës së MPJ turke. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit