Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Işık, ka deklaruar se “Shpresojmë që me 6 shtator 2018 në orën 06.00 të mëngjesit të fluturojmë me helikopterin kombëtar të cilin Turqia e ka zhvilluar vetë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Işık ndër të tjera është shprehur se “Shpresojmë gjithashtu që të gjithë forcat e koalicionit, kryesisht SHBA-ja të japin mbështetjen ajrore dhe të tjera që janë të nevojshme në Operacionin ‘Mburoja e Eufratit’. Në këtë pikë duhet të hidhen pa vonesa të mëtejshme hapat e nevojshëm.”
“Të bëjnë të mendosh që vendet të cilat prej shumë kohësh jemi bashkë në NATO, vendet që formojnë koalicionin kundër DEASH-it, nuk ofrojnë mbështetje ndaj këtij operacioni që Forcat e Armatosura të Turqisë kanë nisur për të mbështetur Ushtrinë e Lirë Siriane në luftën kundër DEASH-it, në rajonin në El Bab, i cili është një vend shumë kritik”, ka shtuar ndër të tjera ministri Işık.