Me një ceremoni organizuar në Ankara mori rrugë “Projekti i Mbështetjes së Integrimit të Fëmijëve Sirianë në Sistemin Arsimor Turk”, një projekt i Ministrisë së Arsimit Kombëtar dhe i financuar me Fondet e Bashkimit Evropian (BE).
Në Turqi jetojnë 1 milionë fëmijë sirianë.
Me një ceremoni organizuar në Ankara mori rrugë “Projekti i Mbështetjes së Integrimit të Fëmijëve Sirianë në Sistemin Arsimor Turk”, një projekt i Ministrisë së Arsimit Kombëtar dhe i financuar me Fondet e Bashkimit Evropian (BE).
Kreu i Delegacionit të BE-së në Turqi,Ambasadori Christian Berger në fjalën që mbajti në ceremoni tha se projektet që janë bërë për refugjatët sirianë në Turqi janë impresionuese. “Duhet thënë se janë një shembull i mirë për botën”, shtoi ai.
“Ky projekt na tregon neve edhe një herë se me sa bujari e dashamirësi sillet populli turk ndaj refugjatëve”, tha Berger.
Projekti do të kushtojë 650 milionë euro dhe përfshin një punë 2-vjeçare në 23 provinca me popullsi të dendur siriane në Turqi.