1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Turqia është partneri i katërt i Shqipërisë për investime, fluksi në rritje

Më të lexuarat

Bashkëpunimi ekonomik me Turqinë është intensifikuar vitet e fundit, duke e renditur Turqinë si partnerin e katërt më të rëndësishëm për sa i përket fluksit të investimeve, pas Holandës, Zvicrës dhe Italisë.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, investimet turke në Shqipëri kapën vlerën e 2,7 miliardë euro, duke vijuar kështu trendin rritës të 6 viteve të fundit. Ato janë të shtrira në disa sektorë si ai bankar, telekomunikacion, metalurgji, ndërtim, arsim dhe shëndetësi.

Turqia është gjithashtu vendi prej së cilit Shqipëria blen më shumë mallra. Vitin e shkuar vlera e importeve arriti në 86 miliardë lekë, duke u dyfishuar në raport me 2016-n. Ndonëse në nivele shumë më të ulëta edhe vlera e mallrave shqiptare të eksportuara drejt Turqisë, ka pësuar rritje duke arritur në 5,3 miliardë lekë vitin e shkuar, nga 2,8 miliardë që ishte para gjashtë viteve.

Mirëpo, nga shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, e fituara është kjo e fundit. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave deficiti tregtar Tiranë-Ankara, raporti mes importeve dhe importeve është më shumë se 337 miliardë lekë. Aktualisht, në vend përllogaritet të jenë rreth 600 kompani turke. Në këto sipërmarrje janë të punësuar rreth 15 mijë shqiptarë./A2 CNN

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit