0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Turqia është kafshatë e madhe, nuk gëlltitet përmes lojërave”

Më të lexuarat

“Turqia është kafshatë e madhe, nuk gëlltitet përmes lojërave”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi të shtunën se është në dijeni për lojërat e rrezikshme dhe skenarëve që po planifikohen në rajon, për të shtuar se Turqia është një kafshatë e madhe e cila nuk mund të gëlltitet përmes trukeve të tilla, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ka uruar besimtarët muslimanë në Turqi dhe në botë për festën e Bajramit e cila fillon të dielën për të shtuar se muslimanët po lënë pas vetes muajin e Ramazanit dhe me shpresa të mëdha presin Bajramin. Në pjesën tjetër të mesazhit, ai ka folur edhe për situatën në rajon.

“Jemi të vetëdijshëm për lojërat në Irak dhe Siri, ashtu siç vërejmë tendencat për skenarë të mundshëm të krizës në rajon. Megjithatë, ne shpresojmë se që të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë realitet. Turqia është një kafshatë mjaft e madhe e cila si e tillë nuk mund të gëlltitet përmes këtyre lojërave. Jemi të vendosur tu përgjigjemi atyre që mendojnë se me anë të këtyre lojërave mund të marrin vendin tonë”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë tha se kur ata dhe mercenarët e tyre të kuptojnë gabimin që kanë bërë me synimet e errëta për integritetin territorial të Turqisë, do të jetë shumë vonë.

“Territori në të cilën jetojmë na është dhënë si atdhe dhe është lagur me gjakun e paraardhësve tanë. Detyra jonë është ta lëmë për gjeneratat e ardhshme si një vend i fortë, i begatë, i qëndrueshëm dhe i sigurt. Për këtë ne do të vazhdojmë të punojmë ditë e natë”, tha Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit