3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Turqia është duke u ngjitur atje ku të tjerët nuk arrijnë të veprojnë

Më të lexuarat

Artikulli i botuar në Wall Street:
Shkruan: Recep Tayyip Erdoğan

Flukset e refugjatëve në Siri, dhuna dhe paqëndrueshmëria na kanë shtyrë në kufirin e tolerancës sonë.
Që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, asnjë vend nuk e ka ndjerë me ashper dhimbjen e krizës humanitare që pasoi më shumë se Turqia. Ne morëm 3.6 milion refugjatë sirianë – më shumë se çdo vend tjetër – dhe shpenzuam 40 miliardë dollarë për t’u ofruar atyre arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim. Kultura jonë e mikpritjes na detyroi të mbajme mbi vete barrën e pritjes së miliona viktimave të luftës me shumë pak ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare.

Megjithatë, në një pikë të caktuar, Turqia arriti limitin e saj. Administrata ime në mënyrë të përsëritur paralajmëroi se ne nuk do të ishim në gjendje t’i ndalojmë refugjatët të përmbyteshin në perëndim pa mbështetje financiare ndërkombëtare. Këto paralajmërime binin në vesh të shurdhër ndërsa qeveritë, të etur për të shmangur përgjegjësinë, e portretizuan si një kërcënim atë që synohej si një deklaratë e thjeshtë fakti.

Administrata ime konkludoj se bashkësia ndërkombëtare nuk do të vepronte, kështu që ne hartuam një plan për veriun e Sirisë. Unë e ndava planin me udhëheqësit botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajit e kaluar. Në përputhje me atë plan, Turqia javën e kaluar nisi Operacionin Pranvera e Paqes për t’i dhënë fund krizës humanitare dhe adresimit te dhunës dhe paqëndrueshmërisë që janë shkaqet kryesore të migrimit të padrejte në rajonin tonë. Në mungesë të një plani alternative për t’u marrë me krizën e refugjatëve, bashkësia ndërkombëtare duhet ose të bashkohet me përpjekjet tona ose të fillojë të pranojë refugjatët.

Si pjesë e Operacionit Pranvera e Paqes, Ushtria Turke, së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane, do të largojne të gjitha elementet terroriste në veri-lindje të Sirisë. Këta militantë po parandalojnë refugjatët sirianë, përfshirë rreth 300,000 kurdë, të kthehen në shtëpi. Misioni ynë është njëkohësisht të luftojmë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, organizatën terroriste të njohur si PKK, së bashku me bashkëpunëtorët e saj sirianë dhe Shteti Islamik. Turqia nuk ka asnjë diskutim me asnjë grup etnik ose fetar. Nga këndvështrimi ynë, të gjithë qytetarët e Republikës Arabe Siriane – të cilët nuk u përkasin grupeve terroriste – janë të barabartë. Në veçanti, ne kundërshtojmë barazimin e PKK-se me kurdët sirianë.

Po kështu, Turqia kundërshton barazimin e ISIS-it, i cili ka vrarë mijëra njerëz të pafajshëm, me Islamin. Ne do të sigurojmë që asnjë luftëtar i ISIS të mos largohet nga Siria verilindore. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me vendet burimore dhe organizatat ndërkombëtare për rehabilitimin e bashkëshortëve dhe fëmijëve të luftëtarëve të huaj terroristë.

Të njëjtat vende që sot mesojne Turqinë mbi virtytet e luftimit të ISIS-it, nuk arritën të frenojnë fluksin e luftëtarëve të huaj terroristë në vitin 2014 dhe 2015. Ndoshta qeveria e një vendi të caktuar evropian, të cilin nuk do ta përmend, do të donte t’i shpjegonte botës se si një nga shtetasit e saj mund të hipte në një fluturim për në Stamboll në 2014 me municion të gjallë në bagazhin e tij të kontrolluar. Po kështu, Franca ka bllokuar shitjet e armëve në Turqi, por pse i injoroi paralajmërimet tona të përsëritura me të hershme për sulme të pashmangshme terroriste?

Anëtarët e Lidhjes Arabe, e cila e ka përshkruar operacionin e Turqisë në veri të Sirisë si një pushtim, duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve. Meqenëse ata janë kaq të pakënaqur me përpjekjet e Turqisë për të ribashkuar refugjatët sirianë me tokat e tyre stërgjyshore, sa viktima të luftës kanë pranuar? Sa kontribuan në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës humanitare në Siri? Cilat nisma politike ata mbështetën për të ndaluar luftën civile? Lidhja Arabe, deklaratat e së cilës nuk pasqyron pikëpamjet dhe ndjenjat e vërteta të popullit arab, nuk ka asnjë legjitimitet.

Komuniteti ndërkombëtar humbi mundësinë e tij për të parandaluar që kriza Siriane të shtrihej ne një rajon të tërë në një humnere paqëndrueshmërie. Shumë vende janë dashur të merren me efektet anësore negative të konfliktit, duke përfshirë migrimin e padrejte dhe një ngritje në sulmet terroriste. Operacioni Pranvera e Paqes paraqet një shans të dytë për të ndihmuar Turqinë të përfundojë luftërat me perfaqesim në Siri dhe të rivendosë paqen dhe stabilitetin në rajon. Bashkimi Evropian – dhe bota – duhet të mbështesin atë që Turqia po përpiqet të bëjë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit