Sistemi “Kulaç”, një matës sonar i thellësisë që është prodhuar nga kompania turke, “Aselsan”, është integruar në një nëndetëse indoneziane duke u bërë eksporti i parë i Turqisë në fushën e komunikimit akustik nënujor…
Sistemi “Kulaç”, një matës sonar i thellësisë që është prodhuar nga kompania turke, “Aselsan”, është integruar në një nëndetëse indoneziane duke u bërë eksporti i parë i Turqisë në fushën e komunikimit akustik nënujor.
Ky lloj sistemi, i projektuar dhe prodhuar tërësisht nga inxhinierë e teknikë turq, jo vetëm që po hyn në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë, por njëherësh edhe po eksportohet drejt shteteve të tjera.
“Kulaç” ndihmon në përcaktimin preciz të thellësisë së anijeve dhe nëndetëseve përmes dëgjimit në fund të detit të sinjalit akustik, që dërgohen të thellësi të ujërave, duke u mundësuar mjeteve detare një lundrim të sigurt.
Sistemi “Kulaç”, në shërbim të Forcave Detare të Turqisë që prej vitit 2013, do të përdoret gjithashtu në korvetat “ADA” dhe në anijet sulmuese amfibe multifunksionale.