1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Turqia, e shqetësuar për katër tatarë të dënuar në Krime

Më të lexuarat

Ankaraja kërkon lirimin e të burgosurve për arsye politike

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kërkoi lirimin e pesë tatarëve të Krimesë të cilët u dënuan me 13 vjet burg në Krime, raporton Anadolia.

“Ne jemi të shqetësuar se me vendim të sotëm janë dënuar me 13 vjet burg tatarët e Krimesë, Cemil Gafarov, Servet Gaziyev, Erfan Osmanov, Alim Karimov dhe Seyran Murtaza”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme turke.

Deklarata përsëriti mbështetjen e Turqisë për të drejtën e tatarëve të Krimesë për të jetuar të lirë dhe të sigurt në atdheun e tyre.

“Ne presim që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të siguruar që të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët janë të burgosur në Krime për arsye politike, duke përfshirë të lartpërmendurit dhe nënkryetarin e Këshillit Popullor të Tatarëve të Krimesë Neriman Celal, Asan Akhmetov dhe Aziz Akhmetov, të cilët janë dënuar në mënyrë të ngjashme, sapo lirohen dhe kthehen pranë familjeve të tyre”, përfundon deklarata. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit